Revolucion nga Sony Play Station

Sony ka qitë në treg pjesën e katërt të sagës Unchartered. Bahet fjalë për nji video-lojë avanturë, me protagonist Nathan Drake.

Tri pjesët e para të kësaj loje kanë dalë në dekadën e fundit, por cilësohen si “të moçme” nga kompania, që me Unchartered 4 synon me i dhanë nji tjetër dimension lojnave në Play Station.

Në fakt, bahet fjalë për nji prodhim thuejse kinematografik, ku protagonisti Nathan Drake asht vazhdimisht i dyzuem, mes familjes dhe kërkimit të thesarit të humbun të piratit.

Grafika asht fjala e fundit e teknologjisë dhe sjellë pamjet nga zona reale në planetin tonë, që nga Panamaja, në Itali, nga Egjipti e deri në Japoni dhe gjithçka si nji ndërthymje mes “Indiana Jones” dhe “Tomb Rider”.