Risia e fundit e YouTube për fëmitë

Youtube ka ofrue nji shërbim të quejtun YouTube Kids që ka me i mundësue prindëve me i lejue fëmitë e tyne me kqyrë video në YouTube, pa u shqetësue për reklamat apo përmbajtjet e papërshtatshme. Gjithashtu, videot e ofrueme në të mund të shkarkohen dhe fëmitë munden me i kqyrë ato offline.

Për me marrë shërbimin, mjafton të shkarkoni në pajisjen që po përdorni aplikacionin YouTube Kids dhe mandej sigurohuni të baheni anëtarë të YouTube Red. Nga aty, mund të regjistroheni në nji llogari të re dhe të ndjekni instruksionet që shfaqen në ekran. Por, sigurisht që prindëve ka me ju dashtë me pague për këtë.