Risia e radhës e Facebook Messenger

Në 2014, Facebook prezentoi nji aplikacion të quejtun Rooms, i cili lejonte njerëzit të fillonin dhe t’i bashkoheshin nji bisede publike tue përdorë nji pseudonim. Megjithatë, nuk asht se mori shumë vëmendje dhe u mbyll në vitin 2015.

Tash ai kod asht vendosë në aplikacionin Messenger për iOS, i cili kallxon se Facebook ka nji tipar në punë të njajtë me atë të Rooms.

Përshkrimi i këtij tipari të msheft kallxon si ma poshtë:

Nga kodi, gjithashtu dhe nga screenshoti i mësipërm, doket se ju mund të filloni nji dhomë publike, t’i bashkoheni dhomave të tjera, apo të ftoni njerëzit t’i bashkohen dhomës tuej me anë të linkut.

Facebook nuk ka komentue asgja në lidhje me këtë tipar të ri, tue thanë se vetëm po kryen ca “teste të vogla”