Risia e radhës e Facebook: S’ka ma tituj të rrejshëm

Facebook ka largue mija tituj në mënyrë manuale për me trajnue algoritmin e ri sot.

Postimet me tituj si: “Kur ajo shikoi nën shtratin e saj dhe pa këtë, u shokue”; “Vendosi nji hudër në këpucët e tij dhe çfarë ndodhi mandej nuk keni me besue”, kanë me u detektue nga Facebook dhe kanë me u largue  nga Faqja e të Rejave (News Feed).

Algoritmi i ri në mënyrë automatike i gjen frazat që shpesh përdoren në tituj për me nxjerrë klikime, por që nuk janë në përputhje me postimin.

Kjo pasi këta tituj do të fillojnë të cilësohen nga Facebook njëjtë si viruset dhe mesazhet e rrejshme (spam). Ky algoritëm i ri është bërë për të detektuar shkrimet në gjuhën angleze fillimisht, nuk dihet nëse do të funksionojë edhe në gjuhën shqipe.