Risitë dhe pamja e Iphone 7

Në Shtator të këtij viti kompania Apple ka me publikue iPhone 7 dhe 7 Plus. Janë të shumta hipotezat e analistëve mbi pamjen dhe risitë që ka me ofrojë ky smartphone. Ishte mendue që komanda Home ka me u eliminue, për me shfrytëzue maksimalisht funksionin 3D touch, por simbas MacWorld kjo nuk ka me ndodhë.

Thuhet se iPhone 7 ka me pasë nji madhësi të ekranit prej 4.7 inç, mbasi kjo asht madhësia që Apple zgjodhi për shfaqjen e iPhone 6, dhe nuk pritet nji rritje e madhësisë së ekranit për versionin e parë të iPhone 7.

Sa i përket dizajnit, medohet që iPhone 7 nuk ka me qenë shumë ndryshe nga iPhone 6.
Apple zakonisht mban të njajtin dizajn për dy brezat e afërt të iPhone, prandaj iPhone 6 pritet me qenë modeli, mbi të cilin ka me u krijue edhe iPhone 7. Nëse Apple ka me vendosë për nji dizajn të dallueshëm nga iPhone 6, atëherë gjasat ma të mëdha janë që fokusi i saj me qenë tek hollësia – që iPhone 7 me qenë edhe ma i hollë se sa paraardhësi.

iphone-7-concept1_1466431966-1574164_1