Robotët po vijnë, këto janë punët që kanë me i ba!

Robotët kane me i zavendësue punën tonë dhe kane me i ba ato ma mirë se njerëzit. Kështu ka deklarue eksperti i teknologjisë Anthony Goldbloom.

Simbas tij, nji botë me kerre pa shoferë dhe robotë vrasës nuk ka me qenë shumë larg, shkruen Daily Star. Por, inxhinierët kanë ba “përparime dramatike” dhe robotët tashma janë në gjendje të kryejnë detyra ma komplekse.

“Makineritë po bahen çdo ditë e ma të zgjueme. Sot ata munden me ba ese. Po ashtu, mund të diagnostikojnë sëmundje të ndryshme,” asht shprehë Goldbloom në nji konferencë të naltë shkencore.