Rreziku terrorist në “Euro 2016”, Franca prezenton aplikacionin e ri

Qeveria franceze ka prezentue sot nji aplikacion që paralajmëron mbrenda 15 minutave qytetarët në rast të nji sulmi të mundshëm terrorist në finalet e Europianit që nis në 10 Qershor dhe përfundon në 10 Korrik.

“I emnuem ‘SAIP’ sistemi i alarmit dhe i informimit të popullatës, ky aplikacion asht tashma në dispozicion falas në gjuhën frange dhe angleze”, njoftoi Ministria e Mbrendshme franceze.

Autoritetet franceze theksojnë se, ky aplikacion përmbush tansinë e mekanizmave paralajmërues, si sirena apo udhëzues të forcave të rendit.

Çdokush mundet me u lajmerue në telefonin e tij në rast të nji dyshimi për sulm terrorist apo ngjarje të jashtëzakonshme si sulm bërthamor.