Rrjedhin detajet e Xperia C6 Ultra

sonyiksperia

Muajin e kaluem na kemi parë disa pamje të modelit të ri të telefonit nga Sony, Xperia C6, ndërsa tash ma shumë detaje janë zbulue për pajisjen e cila do të vijë në treg e emërtueme si Sony Xperia C6 Ultra.

Xperia C6 Ultra do të jetë nji fablet me madhësinë e ekranit prej 6” në Full HD me 1920 x 1080 pixsel si dhe procesorin e MediaTek MT6572 me 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të këtij fableti perfshijnë edhe 16GB memorie dhe nji port për microSD për zgjanimin e hapësinës së mbrendshme.

Por ky model sjell edhe dy super kamera.
Atë të përparmen me 16MP për video-selfie dhe foto, si dhe kamerën e pasme me 20MP.