Rusët me yll artificial në qiell

Nji grup i inxhinierëve dhe entuziastë të hapësinës në Universitetin e Moskës, janë afër të nji zbulimi interesant që kishte me ndryshue qiellin.
Ata tashma janë tue punue në projektin e shumëpërfolun “Majak” që ka për qëllim nisjen e të ashtuquejtunit “yll artificial”.
Bahet fjalë për nji satelit – reflektor në formën e nji katërkandëshi, që ka me u shtri në 16 metra katrorë.
Ekipi i “Majak” i ka mbledhë rreth 23.000 dollarë, ndërsa lansimi i “yllit ma të ndritshëm” planifikohet të bahet kah mesi i këtij viti, bashkë me raketën Soyuz-2.