Rusët shpallin super-armën e tyne – aeroplanin e padukshëm! (video)

Vjetërsimi i flotës, përshkallëzimi i problemeve me mburojën raketore amerikane si dhe loja “macja me miun”, persëri ka ringjall debatin e vjetërsimit të flotës së bombarduesve strategjik rusë, si dhe kërkesat për prodhimin e tipave të ri të aeroplanëve bombardues, të cilët do të mund t’i përgjigjeshin nji game të gjanë të misioneve që Rusia pritet me i realizue në t’ardhmen.
Bombarduesi i ri rus asht projektue me depërtue në mbrojtjen kundërajrore të kundërshtarit me nji naltësi të madhe prej 15 deri në 18 kilometra, i armatosun me raketa të tipit H-101 të cilat do të lansoheshin drejt objektivit nga nji distancë prej 300 deri në 400 kilometra.

Simbas të dhanave të fundit ‘Pak Da’ do të duhej të ishte i gatshëm për fluturimin e parë në ma pak se nji dekadë, ku edhe pritet që fluturakja e parë të jetë e pajisun me nji motor operacional të gjeneratës së fundit.

Aeroplanët bombardues ‘Pak Da’ do të duhet të futeshin në përdorim gjatë vitit 2021 ma së voni deri më 2023.