Rusia në miniaturë i len pa mend vizitorët

Nji grup monumentesh të famshme në miniaturë të Rusisë janë shfaqë në Muzeun “Grand Maket Rossiya” në St Petersburg të Rusisë, shkruejnë mediat vendase.

Të ndërtueme në raportin 1:87, miniaturat janë pjesë e projektit në miniaturë të botës, “Porta e Guliverit”, që pritet të ekspozohet në “Times Square” në New York në vitin 2017.

Vizitorët e shumtë kanë mbetë pa mend nga punimet e holla dhe delikate të mjeshtrave.