Samsung Galaxy S7 Active, i blinduem dhe nuk e keni gajle ma baterinë

Samsung Galaxy S7 Active doli për me u testue nga adhuruesit e telefonave vetëm pak ditë ma parë dhe kushton 100 dollarë ma shumë se Samsung S7.

Ky telefon asht ma i trashë, ma i randë e ma pak elegant se çfarë jemi mësue me pa deri sot nga Samsung, por ka mbrojtje nga përplasjet, mundet me qëndrue në ujë për 30 minuta, dy metra thellësi, dhe nuk damtohet nga rana apo elemente të tjera.

Për nga parametrat, bie në sy kamera, e cila sfidon shumë lehtë kamerat e iPhone, si dhe bateria që i mban pothuejse dy ditë të plota.