Samsung ka me prodhue Hard Disk’a sa nji pullë poste

Samsung ka njoftue se ka nisë prodhimin në masë të këtyne hard diska’ve SSD që për herë të parë kanë me qenë sa kartat e memories.

Hard disk’at e reja SSD kanë me qenë 2 centimetra të gjatë, 1.6 centimetra të gjanë dhe vetëm 1.5 milimetra të trashë. Prodhimi ka me fillue me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB, me nji shpejtësi të mahnitshme leximi të dhanash prej 1500 MB/s, dhe shkrimi 900 MB/s.

Këto hard disk’a kanë me u përdorë për kompjutera të njitrupshëm (ekran plus PC në nji trup) dhe tableta të cilësisë naltë.