Samsung premton se Galaxy S8 ka me ju ba me harrue përvojën me Note 7

Samsung Electronics, kompania shumëkombëshe e Koresë së Jugut me seli në Seul, pohon se modeli i saj i ri smartphone Samsung Galaxy S8 ka me ju ofrue përdoruesve asistent virtual.

Njoftimet e reja nga gjiganti koreano-jugor vijnë jo shumë kohë mbas ‘goditjes ekonomike’ që e përjetoi nga Galaksy Note 7, i cili u tërhoq nga shitja nga mesi i vitit për shkak të defektit në bateri, e cila shkakton zjarr.

Në vazhdën e njoftimit për modelin e ri, i cili ka për detyrë me “hedhë në harresë përvojën e keqe të Note 7″, nga Samsung pretendojnë se telefoni i ri ka me ju mundësue përdoruesve që me porositë ushqime dhe gjana të ngjashme, pa përdorë aplikacione, por vetëm me ndihmën e “asistentit virtual”.

Kjo formë e re e teknologjisë, siç theksojnë nga Samsung, së shpejti ka me qenë në dispozicion edhe te produktet tjera elektronike të kompanisë, si frigoriferët.

Pritet që Samsung Galaxy S8 me dalë në përdorim në pranverën e vitit 2017.

Ky produkt ka me qenë vendimtar për të ardhmen Saumsung, i cili në muejt e fundit ka humbë të paktën 5.3 miliardë dollarë, mbas tërheqjes së Galaxy Note 7.

Besohet që pajisja ka me i pasë tre kamera, dy nga të cilat kanë me qenë në pjesën e pasme.