Samsung prezenton diçka unike

Samsung ka njoftue për lansimin e RAM memories 8 gigabajtëshe për telefonat e mençun, kompjuterët tablet dhe pajisjet tjera mobile.

RAM’i 8GB LPDDR4 pritet me gjetë zbatim në pajisjet mobile gjatë vitit të ardhshëm. Kapaciteti i tillë ka me qenë nji risi në tregun e këtyne pajisjeve dhe në këtë mënyrë prezenton nji gjeneratë të re në tregun global të telefonave dhe tabletëve.

“RAM memoria e re prej 8 gigabajtëve asht e para e llojit të vet në industri dhe pritet me përmirësue dukshëm eksperiencën e përdoruesit në pajisjen e tij mobile, veçanërisht në pajisjet me ekran të madh Ultra HD.” – thuhet në deklaratën zyrtare të kompanisë.