Samsung prezenton Galaxy J7 dhe J5

1-samsung

Samsung mbas shumë spekulimeve ma në fund ka prezentue zyrtarisht modelet Galaxy J7 dhe J5.

Galaxy J7 ka procesor octa-core 1.6GHz dhe ekran 5.5 inç full HD Super AMOLED.

Ai ka 3GB RAM dhe hapësinë memorizuese 16GB, me bateri 3,300mAh.

Ai në aspektin e kamerave ka 13 megapiksel kamerën kryesore, kurse atë ballore e ka 5 megapiksel.

J7 peshon 170 gram dhe ofron lidhjen LTE.

Kurse Galaxy J5 ka procesor quad-core 1.2GHz.

Ekrani i tij asht 5.2 inç HD Super AMOLED, dhe ka 2GB RAM dhe 16GB hapësinë memorizuese.

Bateria e tij asht 3,100mAh.

Kamera e tij asht e njajtë me atë të J7, dhe peshon 159 gram.

Çmimet e tyne ende nuk janë konfirmu dhe data e lansimit të tyne në treg nuk asht konfirmu ende.

 

2-samsung

 

3-samsung