Samsung prezenton Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier

Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë tash të gatshme për para-porositje në web faqen zyrtare të Samsung në Britani të madhe. Të dyja modelet e orëve të mençuna kanë me u shitë me çmim fillestar prej 349 funtave.

Dërgesat e para të porosive kanë me arritë te konsumatorët të Premten me 11 Nandor. Për me i nxitë blemjet, Samsung ka me ofrue edhe nji palë ndigjuese Level Active për 1,000 blemësit e parë që kanë rezervue pajisjen e tyne.

Gear S3 Classic dhe Frontier janë modelet e reja të orëve ‘smart’ nga Samsung të cilat janë shfaqë së fundi nga kompania.