Samsung shpjegon arsyen pse Apple duhet me i braktisë ekranet LCD

Në nji video të re promocionale, Samsung kallxon diferencën midis nji ekrani LCD dhe nji ekrani AMOLED tue ju referue në mënyrë indirekte edhe Apple, që përdor ekranet LCD në iPhone. Edhe iPhone 7 duhet me pasë nji ekran LCD, ndërsa smartphone i parë me ekran AMOLED pritet me ardhë në vitin 2017.

Në videon e maposhtme, Samsung kallxon të gjitha avantazhet e nji ekrani AMOLED në krahasim me atë LCD. Bahet fjalë për të dhana objektive, të konfirmueme edhe nga ekspertë të sektorit: nji ekran AMOLED ofron nji eksperiencë ma të naltë në krahasim me ekranet LCD.