Samsung Veyron – modeli që palohet, qe ku prezentohet!

Samsung pritet me sjellë nji telefon të ri me ekran që palohet.

Si duket, Samsung ka besim në telefonat e palueshëm.

Aq shumë, sa që nji produkt i tillë pritet me hyjë në linjën e telefonave Galaxy Golden që kompania jugkoreane asht tue i ba gati për treg.

Pajisja pritet me paketue procesorin Exynos 8890, ekran AMOLED dhe kamera të standardit të Galaxy S7.

SamMobile ka ba të ditun se kjo pajisje ka me u thirrë Veyron.

Për ma shumë asht ba e ditun edhe se Veyron do të ketë ekran 3.9 inç dhe kamerat prej 15 dhe 5 megapiksel.

Megjithatë, Veyron pritet me dalë vetëm në tregun kinez.