Samsung vjen me televizor 20 mijë $

televizion

Samsung frik do të fillojë me shitë nji televizor të ri që do të kushtojë më shtrejtë se makina juej.

Modeli i ri Samsung KS9800, versioni 88-inch, do të kushtojë 19 mijë e 999 dollarë.
Simbas Samsung, televizioni i ri do të japë cilësi të naltë të fotografisë dhe mund të paraqesë deri në “nji miliardë ngjyra”, në sajë të teknologjisë të re të ekranit, Samsung Quantum Dot.

KS9800 do të ofrojë edhe shumë shërbime të reja të cilat nuk janë ba të dituna nga kompania, raporton agjencia e lajmeve Fortune.

Çmimi për modelin 88-inç asht aq i naltë për shkak të madhësisë së tij.

Ndërsa, modeli 78 inç ka me kushtue 9 mijë e 999 dollarë dhe modeli 65 inç do të jetë në dispozicion për 4 mijë e 499 dollarë.