Së shpejti në treg ka me dalë Smartphone i parë i lakuem, qe sa kushton

Nji kompani kineze pretendon se ka me nxjerrë në shitje e smartphone’t e parë të lakuem në botë këtë fundvit.

Moxi Group, nji kompani e re me bazë në Chonquing, thotë se ka në plan për me dërgue 100,000 telefona fleksibilë në Kinë deri në fund të vitit, dhe secila prej tyne ka me kushtue rreth 5.000 juan (520 paund).

Pajisja ka me qenë e gjatë, smartphone i hollë kur të palohet, me nji ekran të ngushtë dhe bateri të madhe në fund. Në bazë të imazheve të publikueme nga Moxi, ajo ka me qenë në gjendje me u përthye e tana tue i lejue përdoruesit që me lidhë për dorën e tyre si nji byzylyk.