SHBA vjen me plan për luftë kibernetike kundër Shtetit Islamik

Për herë të parë, Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë vendos të përdorin edhe luftën kibernetike kundër Shtetit Islamik.

Objektivi i fushatës së re, si raporton “New York Times”, asht me frenue kapacitetin e Kalifatit për të shpërnda mesazhe, për të rekrutu luftarë të rijë, për të përcjellë urdhnat e drejtuesve ushtarakë etj.

Qellimi asht të manipulohen rrjetet e komunikimit, për të kriju mosbesim për sigurinë e qarkullimit të informacionit.