Shfaqen pamjet e para të chip’it A10 për iPhone 7

Në nji portal mjaft të famshëm në Kinë janë publikue imazhet e para të chip’it A10, i cili supozohet me qenë ai që ka me u montue në iPhone 7. Nji nga detajet e para që vihet re asht sipërfaqja që ai mbulon në bord.

Nëse chip’i që kqyrni në imazhin e artikullit konfirmohet, atëherë ai ka me nxanë të njajtën sipërfaqe në bord, ashtu si chip’i A9. Kjo don me thnë gjithashtu që, teknologjia e instruksioneve të procesorit ka me qenë ajo me 64-bit.