Shifra alarmuese të telefonave android që janë të infektuem

Hulumtuesit në Trend Micro kanë zbulue nji tjetër program keqdashës i njohun si “Godless” që si shënjestër ka tana pajisjet me sistem operativ ma të vjetër se Android 5.1 Lollipop. Pra, kjo don me thanë që thuejse 90% e tanë telefonave Android në mbarë botën munden me qenë të infektuem.

“Bazue në të dhanat e mbledhuna nga shërbimi jonë, aplikacione keqdashëse janë gjetë në dyqanet për aplikacione, përfshi Google Play, dhe kjo ka prekë mbi 850.000 pajisje në mbarë botën”, ka thanë në nji deklaratë Trend Micro.

Simbas kësaj kompanie, këto programe keqdashëse që munden me ofrue qasje në mënyrë të heshtun te pajisjet e infektueme janë vazhdimisht tue u rritë.