Shkaku i sulmit, Audi ndërpret prodhimin e veturave në Bruksel

Gjiganti i veturave, Audi, e ka ndërpre përkohësisht prodhimin e modelit A1 në fabrikën e kompanisë në Bruksel, mbas sulmeve terroriste që ndodhën në mëngjesin e sotëm.

Kompania i ka thane tanë punëtorëve me qëndrue në shtëpi për shkak të rrezikut nga sulmet.

Aty punojnë rreth 2.500 punëtorë, dhe pritej me u prodhue rreth 250 njësi të modelit A1.

Në këtë fabrikë pritet prodhimi i modelit elektrik e-tron, që ka me ardhe në treg në vitin 2018.