Shkencëtarët: Birat e zeza janë dyer për me kalue n’botën tjetër

Sigurisht që nuk mundeni me i mbijetue kalimit përmes asaj dere, thonë ekspertët. Birat e zeza janë dyer për në pjesë tjera të universit, simbas nji studimi të ri. Por, ju nuk mundeni ma asnjiherë me u kthye mbrapa.

Çdokush që ja del me kalue përmes ndonjanës prej atyne dyerve ka me përfundue në formë “shpagetash”, të zgjatun si nji fije e hollë pastash.

Ata marrin nji formë të zvogëlueme për nga madhësia kur të arrijnë në anën tjetër, por asht e pamundun që ata me qenë të gjallë për me pa atë.

Ma parë, shkencëtarët kanë konstatue se, gjithçka që asht mbrenda nji bire të zezë asht e shkatërrueme dhe kështu që nuk ka asnji mënyrë që ndonjiherë në të vërtetë me ja dalë.

Por, studimi i ri kallxon se ajo mundet me u përdorë si nji derë apo nji tunel.