Shkencëtarët: Dielli ka me u zhdukë, kemi veç 10 muej kohë për me u pregaditë

Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, nji eklips i plotë diellor ka me qenë i dokshëm nëpër tanë Amerikën.

Miliona njerëz kanë me mujt me shijue nji spektakël që konsiderohet si i papërshkrueshëm, i paharrueshëm etj.

Dielli ka me u zhdukë për rreth 2 minuta e gjysë, tue nisë në orën 10:15 të paradites, me orën lokale, në Oregon. Ky fenomen qiellor ka me lëvizë drejt lindjes, për me përfundue rreth nji orë e gjysë ma vonë në Carolina’n e Jugut.

Gjatë kësaj kohe, ky eklips ka me mujt me u pa në shumë vende të ndryshme të Amerikës.

Siç shkruen The Independent, hera e fundit që nji eklips i plotë diellor ishte i dokshëm nga nji cep në tjetrin, ishte me 9 Qershor 1918 dhe ngjarja pushtoi faqet e para të gazetave në tanë botën.

Ekspertët këshillojnë krejt ata që kanë mundësinë që mos me lanë këtë rast dhe të planifikojnë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkueme të Amerikës, mbasi asht mundësi që vjen vetëm nji herë në jetë.