Shkencëtarët e konfirmojnë: Kemi hapë varrin e Jezu Krishtit

Shkencëtarët u lejuen që me hapë për herë të parë qysh prej vitit 1555 vendin ku besohet se asht varrosë Jezu Krisht mbas kryqëzimit të tij.

Në mbrendësi, grupi i historianëve dhe arkeologëve kanë gjetë pllakën e gurtë ku mendohet se asht vendosë trupi i pajetë i tij e që besimtarët e krishtenë besojnë se u ringjall.

Varri ndodhet në pjesën e vjetër të Jerusalemit në atë që njihet si “Kisha e Varrit të Shejtë”. Shkencëtarëve ju dha 60 orë kohë që me hulumtue në mbrendësi të varrit dhe kishës dhe në fund ata thonë se kanë mujt me provue se asht pikërisht ky vendi ku u varros Jezu Krishti mbas kryqëzimit.

Nëse zbulimi ka me u konfirmue plotësisht, atëherë ai ka m’i dhanë fund debatit në lidhje me varrin e profetit.

Varri u mbyll sërish mbas 60 orëve dhe për m’u rihapë sërish ndoshta mbas qindra vjeteve. Në këtë studim, Vatikani, Kisha Ortodokse Greke dhe ajo Armene grumbulluen 3.2 milionë euro për financimin e tij.