Shkencëtarët: Së shpejti mund ta manipulojmë kujtesën e njeriut

Nji shkencëtar i njoftun britanik ka sugjeru se shumë shpejt, njerëzit mujn me qene në gjendje me manipulue me kujtesën.
Kjo mundet me ju duke si diçka nga filmi “Total Recall”, por simbas profesorit Tim Bliss, shumë shpejt ka me qene e mundun që të shtohen, apo largohen kujtimet, ashtu qysh i  ruejmë dhe fshijmë të dhanat nga kompjuteri.
“Mendoj se kujtesa asht njani prej tipareve të mendjes që e kuptojmë në tanësi. Këtë nuk kisha me e thane rreth tipareve të tjera të mendjes, si vetëdija”, u shpreh profesori.
Nji teknologji e tillë mundet me u ba çashtje e parimeve a doni a s’doni me pase kujtime nga takimi me dikend apo kujtime se keni ba diçka, qe në fakt nuk keni ba kurrë? Largimi i kujtimeve të këqija mundet me u deshmu efikas për trajtimin e shumë sëmundjeve psiqike.