Shkon n’hava edhe nji Galaxy Note 7!

Shpërthimet e baterive të Galaxy Note 7 nuk kanë të sosun. Simbas nji raporti nga The Verge, udhëtarët e nji fluturimi të Southwest Airlines në Shtetet e Bashkueme u evakuen në momentin që telefoni Samsung i nji udhëtari mori flakë në xhepin e tij.

Dhe, për ta përkeqësue situatën, telefoni nuk ishte prej modeleve që supozohen me qenë problematike. Ishte nji model i ri i zavendësuem nga operatori AT&T vetëm nji javë ma parë.

Aeroplani ishte ende te porta kur u përfshi nga flakët dhe të gjithë pasagjerët u evakuen pa asnji lëndim. Pasagjeri tha se e kishte ble telefonin e ri më 21 Shtator.