Frik n’Facebook, emoji’t tue kesh zavendësohen me fytyrat tueja

Projekti ma i ri Facebook asht krijimi i (emoji) ikonave me fytyrat e përdoruesve. Përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës, Facebook ka me zgjedh fotot ku jeni etiketue për me i gjete fytyrat që ngjajne shumë me ikonën që përdorni. Nëse ju shtypni :), formohet emoji i buzëqeshjes që ka me u zavendësue menjiherë me nji foto ku jeni tue kesh.

Aplikacioni “Slack” ofron nji veçori të ngjashme me emoji, ku përdoruesit munden me zgjedh çdo fytyrë ose objekt pa e prite aprovimin e “Unicode Consortium”.

S’asht hera e parë që “Facebook” ndjek hapat e “Slack” kur bahet fjalë për veçoritë e lidhuna me ikonat. Kompania krijoi veçorinë e reagimeve disa muej mbasi “Slack” prezentoi versionin e saj.