Shumë shpejt në treg kerri unik i Ford!

Kompania Ford ka njoftue planet për të hedhë në treg në vitin 2021 nji kerr plotësisht autonom, simbas “The Wall Street Journal”. Gjigandi i makinave amerikane synon të shnendrrohet në liderin e prodhimit të mjeteve të automatizueme dhe po zhvillon planin “Ford Smart Mobility” i përqendruem në kërkimet teknologjike. Aktualisht Ford ka nji flotë automjetesh eksperimentale, të cilat janë testue në rrugët e California’s, Arizona’s dhe Miçigani’t.

Fordi autonom ka me qenë i nivelit SAE 4, që korrespondon me kerret që nuk kanë shofer dhe as timon, pedalet dhe pajisje të tjera për ngasje manuale. Automjeti ka me u vnue në punë me anë të sensorëve, radarëve dhe komunikimeve në radio me kerret e tjera.