Shure MV88, mikrofoni profesional që lidhet me iDevice. Perfekt! (video)

Nëse jeni të interesuem me ba regjistrime të cilat kërkojnë që me qenë në terren ose në vende ku asht e pamundun me i pasë me vete mikrofonat e duhun, atëherë kompania Shure sjell aksesorin Shure MV88, i cili mundet me u lidhë me iDevice nëpërmjet portës Lightning.

Shure MV88 vjen gjithashtu i shoqnuem edhe me nji program, i cili instalohet në iOS dhe nga ku ju mundeni me i rregullue tana parametrat e tij simbas nevojave.

Nga testet e bame, keni me ndje me të vërtetë nji diferencë të madhe në kualitetin e rregjistrimit.