E keni çu nji SMS gabimisht! Qe qysh e ktheni

smstel

Me gjasë të gjithëve na ka ndodhe, ma s’paku nji herë, me ja çu ndokujt nji SMS gabimisht.
Kjo gja mundet me qene problem, sidomos nëse përmbajtja e mesazhit ka qenë e papërshtatshme.

Tash, për fat, egziston aplikacioni, i cili mundet me kthye mbrapshtë mesazhin e derguem.

“Privates” asht emni i aplikacionit, i cili në rend të parë asht parapa me i siguru bisedat, por ajo që i ka mahnit ma shumë përdoruesit, ka qenë mundësia e tërheqjes momentale të mesazhit tashma të dërguem.

Per me fshi SMS’in, ai duhet me qene i palexuem, dhe derisa pranuesi e hapë mesazhin, ju mundeni me fshi.

Aplikacioni tash për tash asht falas vetëm në sistemin iOS, gja që domethane se pronarët e mobilave të mençun “Android” duhet me prite edhe pak.