Skandali, BE urdhnon Apple me i pague 13 miliarda euro taksa Irlandës

Komisioni Europian ka vendosë qe “Apple” duhet me i pague Iralndës rreth 13 miliardë euro si pjesë e taksave të mbetuna.

Mbas nji hetimi tre vjeçar, Komisioni ka arritë në përfundimin se përfitimet tatimore e firmës së SHBA’ve janë të paligjshme, raporton “BBC”.

Ata e urdhnuen “Apple” të Martën me i pague deri në 13 miliardë euro (15 miliardë dollarë) taksa, plus interesa qeverisë irlandeze, kjo mbas nji skeme të veçantë për përfitime të paligjshme përmes Irlandës, e cila gjithashtu asht e përfshime dhe akuzohet se i ka dhanë ndihma shtetnore.

Komisioni tha se gjiganti amerikan i ka pague Irlandës shumë ma pak se bizniset e tjera, saktësisht nji normë tatimore ma shumë se 1%.

“Shtetet anëtare nuk mund të japin përfitime tatimore për kompanitë e përzgjedhuna, kjo asht e paligjshme simbas rregullave të ndihmës shtetnore të BE’s,” tha komisioneri Margrethe Vestager.