SkyWall 100, arma kundër dronëve!

Pothuajse çdo muej nji avion i telekomanduem i ri dhe ma i avancuem duket se shfaqet me projektin ma të ri dhe karakteristika të reja të performancës.

Në mënyrë të ngjashme, kompanitë e sigurimit po përpiqen të ndjekin këto avancime me kundërmasa për ndalimin e avionëve të telekomanduem dhe i fundit asht SkyWall.

Openworks Engineerin me bazë në MB po ofron nji pajisje e cila duket si nji armë nga nji skenë e Terminator 2—si nji mjet për të neutralizu avionët e telekomanduem të cilët spiunojnë njerëzit e famshëm, cenojnë sigurinë e zyrtarëve të qeverisë dhe përdoren për të transportu kontrabandë ilegale.

“SkyWall ju jep nji barrierë fizike në qiell,” shkruhet në përshkrimin e pajisjes së kompanisë.

“Sistemi mund të rimbushet shpejtë, tue leju që disa avionë të telekomanduem të ndalohen nga nji operator i vetëm.”