Snapchat me ndryshim rrajsor!

Snapchat tash ka ndryshue konceptin e vet dhe dëshiron që përdoruesit me i mbajtë fotot e videot që i postojnë në këtë platformë për me i krijue ato me tiparin e ri “Snapchat Memories”.

Tipari i ri “Snapchat Memoris” asht nji arkiv i fotove dhe videove, të cilat i postoni në këtë platformë, dhe mundeni me ju qasë nga ky aplikacion, i cili deri tash nuk ka ruejtë ato.

“Memories” i ruen videot e fotot në serverët e Snapchat dhe automatikisht i ruen ato dhe i kategorizon në bazë të lokacionit.

Ky tipar pritet me u lansue për përdoruesit e iOS dhe Androidit në muajin e ardhshëm, dhe përdoruesit duhet me përditësue Snapchat, ku mandej marrin nji video nga ekipi i kësaj kompanie.

Mandej ka me ju shtue nji ikonë e re afër asaj të kamerës, për me ju qasë “memories”.