Snowden: FBI mundet me debllokue iPhone me acid dhe laser

A duhet Apple me ju gjegj apo jo kërkesës së FBI për me debllokue iPhone’in e vrasësit në San Bernardino, asht ba çashtja e ditës për fansat e teknologjisë.

FBI kerkon që gjiganti i Cupertinos, Apple, me ndihmue për me  debllokue iPhone’in e vrasësit, por Apple nuk pranon me  bashkëpunue me ta, sepse simbas Apple, kjo asht shkelje e privatësisë së klientit.
Ndërkohë, ish kontraktuesi i NSA, Edward Snowden, mendon se FBI nuk ka nevojë për Apple për me hy në iPhone’in e vrasësit. Simbas Snowden, ka nji mënyrë që FBI i then telefonat vetë, dhe për këtë nevojitet acidi dhe laseri.

“Problemi asht se FBI ka qëllime të tjera… Ata i thonë gjykatës se nuk kanë mundësi me thye telefonin e vrasësit, por në fakt asht krejt e kundërta”.
Snowden mendon se me anë të acidit, laserit dhe pajisjeve të tjera mundet me u thye çipi i memories së iPhone’it, por e ka nji te keqe se po shkoj najsen keq, telefoni mund të shkatërrohet krejtësisht. Kjo mundet me qene edhe arsyeja pse FBI nuk e ka ‘thy’ ende telefonin.