Sociologu: Snapchat asht i rrezikshëm, qe arsyet që ta fshini urgjentisht

Aplikacioni “Snapchat”, përpos kreativitetit, asht edhe i rrezikshëm për përdoruesit e tij.

“Studimi zbulon se çikat adoleshente janë ato ma të rrezikuemet nga ky aplikacion. Ato bajnë fotografi, i postojnë, kurse shokët dhe shoqet e tyne mund t’i kqyrin ato fotografi për disa sekonda të caktueme”, shkruen sociologu Adam McLane.

Kjo asht edhe ndër arsyet kryesore pse “Snapchat” po përdoret nga shumë njerëz në botë, sidomos nga moshat e reja, për të pa se çka ban shoku ose shoqja, e kështu tue rritë dëshirën për të pa ma shumë.

Aplikacioni “Snapchat” po u krijon nji jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni asht online dhe asht publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personit që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk egziston nji gja e tillë. Çdo gja që postohet në nji aplikacion të tillë, kurdo ka me dalë edhe në publikun e gjanë, prandaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut/shoqes ose familjarëve.

“Mjafton ta kërkoni me emnin tuej mesazhin, që ia keni dërgue në privat personit të dëshiruem dhe ‘Google’ e gjen menjiherë, prandaj kjo nuk asht privatësi”, thotë studimi.