Statusi në Twitter që ka zhdukë 580 milionë dollarë mbrenda ditës

Statuset në “Twitter” munden me u dokë të padamshme për njerëzit normalë, por jo kur je themeluesi dhe kryetari i nji kompanie të randësishme ndërkombëtare.

Mbasi u hapën fjalë se kompania e prodhimit të makinave elektrike, “Tesla”, kishte me bashkëpunue me “Samsung SDI” për prodhimin e baterive të reja, themeluesi Elon Musk sqaroi me nji status në Twitter se ka me bashkëpunue me “Panasonic”, por jo me “Samsung SDI”.

Aksionerët që kishin investue tek “Samsung SDI” u tërhoqën menjiherë dhe vlera e kompanisë ra në mënyrë të tmerrshme në bursë, tue humbë 580 milionë dollarë mbrenda 24 orëve. Ndërsa, “Panasonic” u rrit me 800 milionë dollarë gjatë të njajtës kohë.

Themeluesi i “Tesla’s” u përpoq me zbutë damin me nji status tjetër tue thanë që ka me bashkëpunue me “Samsung” për pajisje të tjera shtëpiake, por investuesit doken të bindun që e ardhmja asht tek makinat elektrike.