Street Fighter II, qe cilët janë 2 personazhet që shfaqen në fillim të lojës

Për mbi 25 vite histori, Street Fighter II ka qenë nji nga lojnat ma të preferueme. Cilët janë 2 personazhet e famshmme, por pa emra, të cilët shfaqen gjithmonë në fillimin e lojës, por që nuk i shohim ma, mandej?

Scott dhe Max
Capcom, kompania krijuese, ka vendosë ma në fund me zbulue identitetin e 2 personave, ku njani shfaqet i paveshun dhe tjetri mban veshun nji blluzë të bardhë, ku të 2 ndodhen në pozicion luftimi. Personazhet në fjalë janë Max, personazhi pa blluzë, dhe Scott i cili mban veshun blluzen e bardhë.

Street Fighter V
Capcom ka me hedhë në tregun e mobile dhe jo vetëm, versionin 5 të kësaj loje dhe janë pikërisht Scott dhe Max që kanë me u gjendë në listën e luftarëve që mundeni me i zgjedhë për dyluftimet tueja.