Studenti kosovar zhvillon aplikacionin për testimin e Smartphone’ve

Nji student i Elektroteksikës në Universitetin e Prishtinës, Granit A. Bimbashi ka arritë me zhvillue aplikacionin Benchtech, tue ba karakterizimin e dy komponentëve kryesore hardwerike: procesorit dhe diskut memorues.

“Për procesorin janë zgjedhë këto operacione: gjenerimi i numrave të thjeshtë, numërimi i 1 milion shifrave të numrit PI, egzekutimin e testeve Linpack dhe Dhrystone, dhe për diskun memorues: shkrimi dhe leximi sekuencial dhe i rastësishëm, ashtu që përformanca dhe kapaciteti i tyne të interpretohen në mënyrë sa ma të saktë. Këto rezultate ruhen në kohë reale në bazën e shënimeve, në Firebase, dhe munden me u krahasue me përformancat e smartphone’ve të përdoruesve tjerë”, shkruen prof. Blerim Rexha.

Postimi i plotë i Blerim Rexhës:

“Smartphoni më i mirë!

Se cili është smartphone më i mirë, është padyshim pyetje e vështirë për tu përgjigjur! Por, kësaj sfide iu ka përkushtuar studenti i shkëlqyeshëm i fakultetit tonë Granit A. Bimbashi në temën e tij të diplomës me titull “Krahasimi i përformancave të elementeve harduerike në pajisjet mobile në platformën Android me teknikat e croëdsourcing”. Granit ka zhvilluar aplikacionin Benchtech, këtu mund të shkarkohet https://goo.gl/ëRzBvL, duke bërë karakterizimin e dy komponentëve kryesore harduerike: procesorit dhe diskut memorues.

Matja e këtyre parametrave është realizuar duke ngarkuar procesorin dhe diskun me operacione të ndryshme testuese. Për procesorin janë zgjedhë këto operacione: gjenerimi i numrave të thjeshtë, numërimi i 1 milion shifrave të numrit PI, ekzekutimin e testeve Linpack dhe Dhrystone, dhe për diskun memorues: shkrimi dhe leximi sekuencial dhe i rastësishëm, ashtu që përformanca dhe kapaciteti i tyre të interpretohen në mënyrë sa më të saktë. Këto rezultate ruhen në kohë reale në bazën e shënimeve, në Firebase, dhe mund të krahasohen më përformancat e smartphonëve të përdoruesve tjerë.

Unë e përgëzoj Granitin jo vetëm për përkushtimin dhe kreativitetin e shkëlqyeshëm që ka treguar gjatë zhvillimit të aplikacionit, por edhe për shkrimin shumë shkencor të temës së diplomës. Fakulteti jonë është me fat që ka studentë si ti Granit, të lumtë!”,