Studimi i pabesueshëm: Kënaqësia e nji mesazhi, shumë ma e madhe se sa e imagjinoni

Vetëm nji ‘pëlqej’ nuk mjafton. Nëse doni që mesazhi juej me qenë domethanës, duhet të shkrueni diçka.

Herën tjetër që keni me qenë në dyshime nëse duhet ose jo të shkrueni në profilin e nji miku ose të komentoni në nji foto të kandshme të fëmive të tij/saj, thjesht bajeni!

Nji studim i ri kallxon se marrja e mesazheve me anë të mediave sociale nga persona të dashun ka nji impakt shumë domethanës për personin që e merr atë. Ky i fundit mund të përjetojë nji emocion dhe kënaqësi aq të madhe, sa mund të krahasohet me atë që përjeton kur martohet ose kur bahet me fëmi.

Që mesazhi juej me të vërtetë me qenë domethanës, juve ju duhet të harxhoni pak kohë. Vetëm nji ‘like’ ose ‘poke’ nuk mjafton.