Super-kerri i ri i Ferrari’t ka nji tipar mahnitës që e veçon ate nga të tjerët

Ferrari ka nxjerrë nji super-kerr, 488 GTB.
Ai zavendëson 458 Italia, e konsiderueme nga shumë si kerri ma i mirë sportiv që asht ndërtue ndonjiherë.

Atij i asht shtue nji turbocharger në nji motor V8. Krijuesi italian i kerrit luksoz , deri në kohët e fundit, nuk ka qenë shumë i nxehtë në turbot, edhe pse ka pasë Ferrari me turbocharger në të kaluemen.

Përveç ndryshimit të motorit, shumë tipare të mirë-njohuna të Ferrari’t mbeten. Veçanërisht, nji çelës i vogël ngjyrë të kuqe në timon—“Manettino”.

Manettino i mundëson shoferit me ndërrue metodat e drejtimit pa qenë nevoja me lëshue timonin. Asht nji teknologji që i ka bazat në garat Formula One, ku Ferrari ka dominue në kohna- dhe që mbetet pasioni i tij ma i madh.