Superkompjuteri kinez

Kina ka ndërtue nji superkompjuter, i vlerësuem si kompjuteri ma i fuqishëm sot në botë.

“Bahet fjalë për makinerinë Sunway TaihuLight, që kryen rreth 93 triliardë veprime për sekondë. Ai asht ndërtue nga Qendra e Superkompjuterave në Wuxi dhe asht dy herë ma i shpejtë se paraardhësi i tij, Tianhe-2.

Kompjuteri asht i pajisun me 10.5 milionë core dhe 40.960 node dhe operon me nji system Linux. Vlerësimin si kompjuteri ma i fuqishëm në botë e ka ba Top500.

“Kur ta mendosh që nji dekadë ma parë Kina nuk kishte asnji prodhim në listën e 500 superkompjuterave, kjo asht nji arritje e madhe”, thotë Top500.

Por, tashma kohët kanë ndryshue. Aktualisht, Kina ka 167 superkompjutera në këtë listë, përfshi këtu edhe dy vendet e para që mbahen nga TaihuLight dhe Tianhe-2, ndjekun nga Shtetet e Bashkueme që kanë 165.