Supertelefoni i ZTE

Në tregun e telefonave inteligjentë, ZTE asht nji kompani pak e njohun dhe që ka zanë vend në Kinë dhe disa vende të tjera të varfna.

Por, kjo mundet me ndryshue. Kompania kineze prezentoi projektin, me të cilin synon që me hy sidomos në tregun amerikan për me zhvendosë iPhone dhe Galaxy.

Bahet fjalë për telefonin Axon 7, nji aparat me parametra ma të mira se Galaxy S7 dhe nji dizajn ‘specialistësh’.

Në fakt, për dizajnin, ZTE ka kontraktue specialistët e BMW’s, po po, BMW’s, të njajtët që kanë dizajnue BMW Series.

Sa u përket parametrave:

Axon 7 ka nji ekran 5.5 inç, 1440 pixel Amoled, ashtu si Galaxy S7, tue lanë mbas iPhone6S, LG G5 dhe HTC10.

Ka nji kamerë prej 20 megapixel e pajisun me sistemin OIS (optical-image stabilization).

Asht i pajisun me nji procesor të fuqishëm Snapdragon 820, që shoqnohet me 4GB RAM.

Sa i përket kapacitetit, mbërrin vetëm me nji; 64 GB me mundësinë për me vendosë edhe microSD.

Ka nji portë USB-C për mbushje dhe transferim të dhanash me shpejtësinë ma të madhe të mundshme.

ZTE pretendon se ka sensorin ma të shpejtë dhe ma të sigurtë për gjurmët e gishtërijve.

Vjen me sistemin ma të fundit Android.