Taksi pa shofer vjen frik, qe n’cilin vend!

gmotors

Pak vetë e kuptuen arsyen pse General Motors (prodhuesi ma i madh i automobilëve ne SHBA) investoi dikun 500 milion dollarë në nji kompani gati të panjohun të quejtun Lyft Inc (kompani transporti), pak vite ma herët.

Ky bashkpunim mundëson vozitësit e Lyft me shfrytëzue automjetet e General Motors, në kambim të informatave dhe rrjetit të automatizuem të Lyft.

Por qysh duket, ky bashkpunim shkon përtej shkambimit të këtyne të dhanave.

Në fakt qellimi i vërtetë i tij asht me sjellë ma shpejt t’ardhmen e nji transporti automatik ma miqësor me mjedisin, dhe kjo e ardhme simbas raporteve ka me ardhë në shprehje mbrenda nji viti.

Kompanitë janë pajtue me fillue testimin e flotës së automjeteve elektrike, taksi pa vozitës mbrenda nji viti në disa qytete të SHBA’ve.

Lyft po thotë se e ka gati prototipin e nji aplikacioni që do të lidhë klientët me taksi pa vozitës përmes telefonava smart.

Teknologjia mbas këtyne taksive të reja do të jetë Chevrolet Bolt EV, nji automobil elektrik që mundet me u vozit 322 kilometra me nji mbushje.

Zadhansi i General Electric u shpreh se ky kerr asht “platforma ideale” për këtë projekt që integron ma së miri elektrifikimin me autonominë e transportit.

 

taxishoferrr