Tash me Snapchat mundeni me ju ba disa hajgare të forta shokëve!

Snapchat tash ju ofron nji shërbim, me anë të cilit ju mundeni me ju kallxue miqve tuej se po argëtoheni dhe po ja kaloni shumë mirë, ndërkohë që ju jeni thjesht në shtëpi.

Late Night Snap Hacks quhet faqja që i dedikohet videove hajgare të Snapchat, me anë cilave mundeni me i ba të tjerët me mendue se jeni në nji vend që në fakt nuk ndodheni realisht.

Faqja ofron 10 klipe të ndryshme të festave, koncerteve, bareve dhe vendeve të tjera ku mundeni me kalue nji të Shtunë, secila me nji sfond muzikor të përshtatun me ambientin përkatës. Klipi i videos zgjat 10 sekonda.

Por, mbani mend, që keni me u turpnue nëse shokët tuej e marrin vesh që kjo ishte thjesht nji trik, prandaj mendojini mirë lojnat para se të lueni.