Tatuazhi që kontrollon telefonin

Tatuazhet mund të përdoren tue dërgue edhe informacione si dhe mund të shtohen kontaktet. Tatuazhet mbështeten në fletë ari dhe që janë të ndjeshme për prekjen e nji personi, ndërsa ekrani mundet me komunikue me pajisje të tjera.

Lidhja midis tatuazhit dhe telfonit ka me u ba nëpërmjet nji aplikacioni i quejtun NFC. Pajisja asht e mundësueme nga nji bateri me litium polimeri dhe truni i operacionit asht nji chip i vogël informatik.

Koncepti vjen nga Cindy Hsin-Liu Kao një student doktorature, i cili ka krye stazhin pranë qendrës së kërkimeve në Microsoft verën e kalueme.

Kao paraqet tri versione të tatuazhit të zgjuem. I pari përdor tatuazh si nji pajisje input që kthen likurën në nji detektor kontrollues për të komandue telefonin tuej. Versioni i dytë, tatuazhi kallxon informacione të tilla si temperatura e trupit të nji personi, ndryshimi i saj dhe rrahjet e zemrës.

Tatuazh i tretë asht nji pajisje komunikimi. Çmimi? Ka me kushtue ma pak se 175 dollarë.