Teknologjia që identifikon njerëzit me anë të kafkës

teknosyze

Fjalëkalime, sheja gishtash apo diçka tjetër, ‘Google’ i quen të tejkalueme.

Kafka juej do të jetë ‘çelësi’ për të hap pajisjet e ndryshme teknologjike dhe të dhanat personale.

Disa kërkues shkencor të disa universiteteve po punojnë mbi nji projekt të ri që në thelb lidh disa pajisje të gjigantit të kerkimit.

Hulumtuesit thonë se me anë të nji zmadhuesi të vendosun në kafkë dhe nji mikrofoni të lidhuna me syzet e ‘Google’, t’identifikohet saktë nji përdorues.
Simbas tyne, shejat e gishtave, fjalëkalimet, ato të synit etj, janë të manipulueshme.

Shkencëtarët e kompjuterit nga Universiteti i Shtutgardit, Universiteti i Saarlandit dhe Instituti i Informatikës ‘Max Planck’ në Gjermani, kanë zhvillue prototipin e sistemit i cili quhet ‘SkullConduct’.

Kjo pajisje e identifikon nji person me anë të tingullit të kafkës dhe nuk ka nevojë për nji tastierë.

Syzet bajnë identifikimin e çdo përdoruesi specifik.

Kjo metodë nuk mund të manipulohet.

 

2-technosyze